← Kthehu tek lista

Pse Kibo.ai dhe si ishte integrimi me FjaleOre

Zbuloni të gjitha funksionet e reja të Kibo Unified Inbox dhe si mund t'i përdorni për të optimizuar komunikimin tuaj.

Pse Kibo.ai dhe si ishte integrimi me FjaleOre

Pse Kibo.ai dhe si ishte integrimi

Një nga gjërat më të rëndësishme për ne është komunikimi me klientët.

Në momentin që dikush hyn në website, ne duam që ai të ndjejë se:

“Nëse kam një pyetje, dikush do më përgjigjet menjëherë.”

Ne anashkaluam opsionet e tjera dhe pritëm derisa Kibo të ishte gati për integrim.


Pse vendosëm ta përdorim?

Kur u zhvillua FjaleOre, ne filluam me idenë që duam të krijojmë një produkt ku origjina shqiptare të jetë prezente.

Ne deshëm t’i qëndrojmë ideologjisë sonë: të ndërtojmë dhe të përdorim produkte shqiptare. Kibo.ai është një produkt shqiptar dhe ne mendojmë që kur diçka është e mirë, duhet të jemi të sinqertë dhe ta tregojmë.

Para kësaj, komunikimi ishte i shpërndarë:

  • disa mesazhe në email
  • disa në forma kontakti
  • disa që nuk merrnin përgjigje menjëherë

Problemi ishte i thjeshtë: nuk kishim një mënyrë të shpejtë dhe direkte për të ndihmuar çdo klient në kohë reale.

Dhe kjo është pikërisht ajo që donim të zgjidhnim.


Integrimi: shumë më i thjeshtë sesa prisnim

Sinqerisht, pritshmëria ishte që do kërkonte kohë. Por në realitet, integrimi ishte super i thjeshtë.

Gjithçka që duhej ishte të shtonim një snippet në aplikacion.


Kodi i integrimit

Ja si duket integrimi bazë:

<script async src="https://cdn.kibo.ai/chat.js"></script>

<script>
  $kibo = {};
  $kibo.chatId = "YOUR CHAT ID";
</script>

E vendosëm këtë dhe funksionoi menjëherë.


Çfarë ndryshoi për ne

Pas integrimit, ndryshimi ishte i menjëhershëm:

✔️ Komunikim në kohë reale

Klientët nuk presin më për email. Ata shkruajnë dhe marrin përgjigje menjëherë.

✔️ Më shumë besim

Kur një klient sheh që mund të flasë direkt me ty, niveli i besimit rritet menjëherë.

✔️ Më pak humbje klientësh

Shumë pyetje që më parë mbeteshin pa përgjigje, tani zgjidhen brenda minutash.


Si përfundim

Nëse ke një produkt online dhe do të:

  • përgjigjesh më shpejt
  • ndihmosh klientët në moment
  • rrisësh besimin dhe konvertimet

Për ne, ishte një nga integrimet më të lehta që kemi bërë — dhe një nga ato me impaktin më të madh.

Sinqerisht kudo's ekipes se Kibo.ai u regjistrova si Beta tester, me doli production level software.