← Kthehu tek lista

Si lindi FjaleOre

Historia e orës me fjalë dhe pse u krijua.

Si lindi FjaleOre

Si lindi FjaleOre: nga ideja te ora ne mur

Gjithçka filloi para tre viteve kur donim nje ore muri te re per banesen tone te re:
"Kishim ide te ndryshme per ore, mirepo njekohesisht donim nje ore qe na pershtatej me ambientin, mirepo edhe nje ore unike."

Ne vend qe te blinim nje ore, vendosa qe une ta mbaroj vete.

Ne perditshmerine tone, shohim plot ekrane me numra, minuta, sekonda… Por koha, ne bisedat tona, rralle thuhet me numra te sakte. Ne zakonisht themi:
“Eshte gati tete…”, “Eshte shtate pa pese…”, “Eshte vone…”.

Nga kjo ide lindi FjaleOre – ora e pare me fjale ne gjuhen shqipe, e menduar per te qene njekohesisht objekt dizajni, teme diskutimi, drite ambienti dhe nje detaj i veçante qe te ben te buzeqeshesh sa here e sheh.


Pse nje ore me fjale?

Ka tre arsye kryesore pse FjaleOre ekziston:

  1. Koha si pjese e atmosferes, jo vetem informacion
    Nuk donim edhe nje ekran tjeter qe te shfaqte oren si alarm. Donim diçka qe “rrinte bukur ne mur” dhe e tregonte kohen ne menyre te bute, pa stres.

  2. Gjuha Shqipe meriton te jete ne mur, jo vetem ne libra
    Shume dizajne moderne vijne ne anglisht, frengjisht, gjermanisht. Ne donim diçka qe flet gjuhen tone, me fjalet tona, me menyren tone si ne e themi oren.

  3. Nje gershetim mes teknologjise dhe artit
    Brenda ores ka elektronike, drita LED, mikrokontroller, kodim. Ndersa nga jashte, eshte thjesht nje pllake elegante me shkronja qe formojne fjale te fshehura. Ky kontrast na pelqeu shume. Brendesia e ores me drita LED


Hapat e pare: nga skicat tek prototipi

Si cdo ide e mire, filloi ne leter.

  • U vizatuan gride me shkronja, kombinime fjalesh, menyra si mund te shprehej ora (p.sh. “ORA ESHTE”, “E PESE”, “MINUTA”).
  • U provuan disa versione derisa gjetem nje balans ne mes lexueshmerise dhe estetikes.
  • Pastaj erdhi pjesa e “lodhshme por magjike”: elektronika dhe softweri.

Shkronjat ndriçohen nga nje rrjet LED-esh. Per çdo minute, nje algoritem i brendshem zgjedh cilat drita duhen ndriquar duke formuar fjale, duke ndjekur logjiken e menyres se si ne ia tregojme oren njeri-tjetrit.


Sfida: shqipja nuk eshte si te gjitha gjuhet

Kur krijon nje ore me fjale ne anglisht, ke shembuj, referenca dhe projekte te ngjashme.
Ne shqip… jo aq.

Disa sfida konkrete:

  • Forma te ndryshme te fjaleve: “tete”, “teta”, “tjeter” – duheshin shmangur kombinimet e padeshiruara.
  • Dialektet dhe menyrat e ndryshme te shqiptimit: dikush thot “pa pese”, dikush “edhe pese ne ...” – duhej zgjedhur nje standard i qarte.
  • Balanca vizuale: fjalet ne shqip kane gjatesi te ndryshme, qe e komplikon rrjeten e shkronjave.

Por keto sfida e bene projektin edhe me interesant. Cdo kompromis ne dizajn ishte i menduar, qe ora te dukej estetike por te mbetej e qarte dhe e kuptueshme.


FjaleOre si objekt ne shtepi

Nga fillimi u mendua qe FjaleOre te mos ishte thjesht nje pajisje, por nje pjese e mobilimit.

Prandaj:

  • U mendua qe ne fillim qe ngjyra e pllakes te jete e ndryshueshme sipas stilit te shtepise.
  • U mendua qe ngjyren e dritave mund ta ndryshoni nepermjet aplikacionit.

Kur kemi njerez per vizite, eshte gati e pamundur te mos pyesin se :
“Ku e ke blere kete?” , si funksionon dhe nga ai moment une gjithmone kam pasur nje histori per te treguar.


Prototipi i pare


Çfare po vjen ne te ardhmen?

FjaleOre nuk eshte projekt i perfunduar. Me kohen po shtojme:

  • menyra te reja shfaqjeje,
  • personalizime te tjera,
  • integrime me teknologji te reja.

Por ajo qe nuk ndryshon eshte ideja e pare:
ta sjellim kohen ne mur me fjale shqip, me stil, me drite dhe pak magji.


Nese po e lexon kete, ndoshta FjaleOre eshte tashme ne murin tend – ose ndoshta eshte ende nje ide qe po e mendon.
Ne te dy rastet: faleminderit qe je pjese e kesaj historie. ❤️